Vepra të kompozitorëve të njohur me përmasë botërore, tradicionale dhe moderne u ekezekutuan mbrëmë nga kuarteti i kuartetit të saksofonëve nga fakulteti i arteve të komunës së Pejës. Koncerti u mbajt në shkollen muzikës “Prenk Jakova” dhe ishte pikërisht klasa e Saksofonit e profesorit Dardan Gjinolli e cila përformoi me mjeshtëri muzikën klasike para publikut në Gjakovë.
Këtë pjesmarrje e konsideron të rëndësishme vetë profesori Gjinolli i cili për një kohë ka ligjëruar edhe në Gjakovë.
Pas paraqitjeve në Tiranë e Durrës kjo ishte pjesmarrja e parë në trevat kosovare. Një gjë u vlerësua dhe u mirëprit jo vetëm nga publiku që ishte i pranishëm në sallë por edhe nga profesionistët e shkollës së muzikës “Prenk Jakova”.
Sakosofonistët na treguan se disa nga veprat që performuan ishin ato të kompozitorëve të njohur si Piazolla, Randolph , Garland, Mancini, Gershvin etj.
Koncertet të tilla po i mungojnë kulturës kosovare andaj kjo paraqitje u cilësua si e veçantë dhe tejet profesioniste jo vetëm nga dashamirët e muzikës klasike, por edhe të artit dhe kulturës.