Kryeveprat “digjitale” të Van Gogh, për herë të parë në Shqipëri

20 nga pikturat e piktorit të njohur Van Gogh vijnë për herë të parë në Shqipëri në një formë krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar t’i shohim në muze të piktorit të shekullit 18-19 apo ekspozita të çelura në vende të ndryshme të Europës.

Drejtori i Galerisë së Arteve Digjitale në Korçë, Arbër Malile, ka bërë me dije ky film është bërë i mundur falë bashkëpunimit me ambasadën holandeze, film i cili para se të vinte në Korçë është shfaqur në disa prej vendeve më të njohura të botës.

Elda Zavalani, njohëse e mirë e arteve përfshi dhe pikturën tha se më shumë se 3 herë ka vizituar muzeun Van Gogh pasi është e pasionuar pas pikturave të tij. Filmi, sipas saj, është një befasi.

Organizatorët thanë se për të realizuar këtë ekspozitë të veçantë nga 1500 piktura janë përzgjedhur 20 prej tyre, të cilat nuk kanë humbur ngjyrat e punimeve por kanë fituar me tepër vlera nga digjitalizimi./a2news/

Read Previous

MKRS-ja shpall thirrje për fondin e mobilitetit 2024

Read Next

Standard&Poor’s përmirëson vlerësimin për Shqipërinë