​Kryeministri Kurti sot në interpelancë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të dalë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, lidhur me situatën e krijuar në vend.

Kurti është ftuar në interpelancë nga deputetët e opozitës. Interpelanca do të mbahet nesër në orën 11:30.

Kështu ka njoftuar zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

“Interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti për çështjen: Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”, thuhet në njoftim./Sinjali/

Read Previous

Moti sot

Read Next

​Sot pritet të votohet propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën