Kryeministri Kurti në vizitë zyrtare në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, kryeministri Kurti do të pritet në takime bilaterale nga krerët e shtetit të Kroacisë.

“Pjesë e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jenë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.

Sipas njoftimit, pas Kroacisë, kryeministri Kurti udhëton për në Slloveni./rtklive

Read Previous

Sulmi terrorist në veri temë diskutimi në takimin Maqedonci – Sprūds

Read Next

Prezantimi i listës së veteranëve të rrejshëm po cilësohet si vendim i drejtë