Kryeministri Kurti i takon kryetarët e katër komunave veriore për herë të parë

Kryetarët e katër komunave veriore kanë marrë pjesë për herë të parë në takimin koordinues të thirrur nga kryeministri Albin Kurti. Me këtë rast Kurti tu ka uruar atyre mirëseardhje.

“Një mirëseardhje e veçantë për kryetarët nga komunat në veri që po na bashkohen për herë të parë”.

Ata i përshëndeti edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu.

Kryetar në Mitrovicën e Veriut pas zgjedhjeve të 23 prillit u zgjodh Erden Atiq nga Vetëvendosje, kurse në Leposaviq Lulzim Hetemi.

Partia Demokratike e Kosovës qeveris me Izmir Zeqiri në Zubin Potok dhe Ilir Peci në Zveçan. /EO

Read Previous

Distria Krasniqi xhudistja më e mirë në botë

Read Next

Dita Ndërkombëtare e Familjes – OJQ i kërkojnë deputetëve shtimin e familjeve strehuese e strehimoreve