Distria Krasniqi xhudistja më e mirë në botë

Distria Krasniqi është tashmë xhudistja më e mirë në botë për kategorinë deri në 52 kilogramë.Reklama

Kështu tregon renditja më e re e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, sipas së cilës xhudistja kosovare ka mbledhur 7 mijë 275 pikë duke lënë prapa xhudisten britanike, Chelsie Giles, e cila ka marrë 7 mijë e 10 pikë dhe japonezen Uta Abe, e cila i ka 6 mijë e 800 pikë.

Krasniqi është medaliste Olimpikë nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, por ka edhe një numër të madh medaljesh evropiane e botërore në emrin e saj.

/TELEGRAFI/

Read Previous

Xavi me fjalë të mëdha pasi fitoi titullin e parë si trajner i Barcelonës

Read Next

Kryeministri Kurti i takon kryetarët e katër komunave veriore për herë të parë