KQZ: Deri tani janë rinumëruar 44 vendvotime nga gati 500 sa do të rinumërohen

Procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve është duke vazhduar ende në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Deri më tani, janë rinumëruar 44 prej tyre.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Deri të hënën në mesnatë janë rinumëruar 44 vendvotime nga 494. Rinumërimi që ka filluar të hënën pasdite është duke vazhduar”, tha Elezi.

Për të folur rreth procesit të rinumërimit sot në orën 15:00 në QNR do të mbahet konferencë për media.

Read Previous

​MASH kërkon respektimin strikt të masave antiCOVID-19

Read Next

10 bibliotekat më të mrekullueshme në botë