Kosova U20 do të përballet sot me Rumaninë në hendboll

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll është vendosur dje në Varna të Bullgarisë, ku zhvillohet Kampionati Evropian i Divizionit B.

Hendbollistët kosovarë kanë zhvilluar në Varna stërvitje nën urdhrat e trajnerit Taib Kabashi dhe janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në ndeshjet e Evropianit, përcjellë KosovaPress.

Ndeshja e parë e Kosovës U20 është sot prej orës 19:00 kundër Rumanisë. Në ndeshjen tjetër të grupit B, takohen Maqedonia e Veriut dhe Ukraina, nga ora 17:00./KP/

Read Previous

G20 Synon të parandalojnë krizën energjetike dhe atë ushqimore

Read Next

Një i vdekur dhe 1,084 raste të reja me COVID-19