Kosova shkruan historinë në Kampionatin Botëror të tenisit “Davis Cup”, kualifikohet një grup më lartë

Kosova ka shkruar historinë në kampionat botëror të tenisit “Davis Cup”, duke u kualifikuar një grup më lartë, pasi fitoreve të ditës së sotme (e shtunë).

Fitoret nuk kanë të ndalur për ekipin e Kosovës në “Davis Cup 2023”.

Tenistët nga Kosova, me 4 fitore nga 4 takime, dhuruan spektakël duke u kualifikuar në Grupin III të Davis Cup që njihet si Kampionati Botëror i Tenisit.

Sot, në ndeshjet e “play-off”-t, ku Kosova u përball me Andorën, djemtë tanë treguan një paraqitje të shkëlqyer, duke mposhtur kundërshtarët.

Vullnet Tashi fitoi me rezultat 2-0 (6:3, 6:0) ndaj Eric Cervos Noguer, ndërsa Jasin Jakupti mposhti gjithashtu me rezultat të njëjtë Damien Gelabert. /Telegrafi/

Read Previous

Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic bashkojnë forcat për inteligjencën artificiale

Read Next

Moti sot