Shoqata Ndërkombëtare për Antropologjinë e Evropës Juglindore-InASEA (International Association for Southeast European Anthropology) është pasardhësi i shoqatës së parë ndërkombëtare për antropologjinë e Evropës Juglindore, Shoqata e Antropologjisë Ballkanike (ABA), e themeluar në vitin 1996.
Ajo është një organizatë ndërdisiplinare që trajton proceset sociale dhe kulturore të tanishme dhe të kaluara të manifestuara në praktikat dhe besimet e njerëzve të Evropës Juglindore. Anëtarët e saj merren me etnologjinë e Evropës Juglindore, antropologjinë kulturore dhe sociale, folklorin, etnografinë, antropologjinë historike dhe fusha dhe disiplina të tjera të ngjashme.
Synimi i saj është mbështetja e zhvillimit të antropologjisë në Evropën Juglindore dhe të lehtësimit të komunikimit ndërmjet studiuesve nga rajoni. Universiteti i Prishtinës, gjegjësisht Departamenti i Antropologjisë në Fakultetin Filozofik, do të jetë nikoqir i Konferencës së 11-të të këtij entiteti. Tema do të jetë “In, out and in between”. Transnational and internal migration in Southeast Europe (Brenda, jashtë dhe ndërmjet. Migrimi i brendshëm dhe transnacional në Evropën Juglindore), ajo do të mbahet në datat 19-22 shtator në Departamentin e Antropologjisë, dhe fton panele dhe dorëzim të hulumtimeve shkencore, lidhur me temën e caktuar deri më datë 15 shkurt 2024, ndërkaq njoftimet për pranime do të bëhen më datë 30 prill 2024./Koha.net/