Kosova miraton marrëveshjen për kredinë prej 40 milionë eurove me Bankën Evropiane për Investime

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Evropiane për Investime për financimin e reagimit të pandemisë COVID-19.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në arsyetimin e këtij vendimi ka treguar se shuma e kësaj kredie është 40 milionë euro.

“Në kuadër të luftimit të efekteve ndaj pandemisë COVID-19, Ministria e Financave ka marr një sërë masash. Si rrjedhojë e kësaj është edhe marrëveshja e kredisë, ky projekt ka vlerën prej 40 milionë euro”, tha Murati.

/Telegrafi/

Read Previous

AKK kërkon heqjen e orës policore nga dita e diele

Read Next

Qeveria e shpall Majlinda Kelmendin “Qytetare me merita të veçanta”