Kanë mbetur edhe një javë deri në hapjen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, të cilat do të zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator në qytetin e Tarantos, në Itali.
Kosova do të përfaqësohet në këtë ngjarje sportive me një numër rekord prej 163 sportistësh, të cilët do të garojnë në 21 sporte të ndryshme.
Ekipi i Kosovës do të prezantohet zyrtarisht më 16 gusht, në orën 18:00, në ceremoninë që do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Një moment i rëndësishëm për Kosovën do të jetë edhe në Taranto, ku do të bëhet dorëzimi i flamurit për Kosovën, si mikpritëse e ardhshme e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do të bashkojnë sportistë nga vendet e rajonit të Mesdheut, ndërsa Kosova synon të paraqitet me një delegacion të gjerë dhe të arrijë rezultate sa më të mira.