Korrupsion me të vdekurit, arrestohen 10 persona për tokat e varreve

12 persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak të korrupsionit dhe tenderave problematikë për tokat e varreve në Tiranë. Mes tyre është edhe drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në Tiranë, Eliodor Ndini.

Ata akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre në tenderat e varrezave.

Nga hetimi i drejtuar nga prokurori Bledar Valikaj, janë dokumentuar raste të rryshfetit, që shkonte deri në 2 milionë lekë të vjetër, ndërsa janë zbuluar edhe abuzime me tendera në fusha të tjera.

Operacioni u zhvillua nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës.

Të arrestuarit për korrupsion me varret:

Eljodor Ndini

Xhemal Mena

Latif Shehu

Gazmend Daja

Bujar Lica

Alban Ajazi

Endrin Milla

Fatjon Gjonaj

Roza Ndoj

Juljan Çuka

Të shpallur në kërkim

Shaqir Nika

Fabjan Gjonaj

/A2news/

Read Previous

Bie mbështetja për Boris Johnson, shtohet numri i ministrave që japin dorëheqjen

Read Next

Nga viti shkollor 2023 – 2024, Edukimi Parafillor do të bëhet i obliguar