Përdorimi i imazhit në një reklamë, Haaland padit kompaninë ajrore norvegjeze
Portieri shqiptar Thomas Strakosha pritet që të largohet nga Lazio dhe karrierën ta vazhdojë në Angli.
Ai raportohet se ka arritur marrëveshje me Fulhamin, klub i cili nga sezoni i ardhshëm do jetë sërish pjesë e Premier Ligës angleze.
Sipas Gianluca Di Marzios, Strakosha me klubin anglez ka arritur marrëveshje për një kontratë 4-vjeçare.
Mes palëve thuhet se tani mungojnë vetëm edhe detajet e fundit dhe shumë shpejt mund të vijë zyrtarizimi.
27-vjeçari te Fulhami do të kalojë si lojtar i lirë.
Strakosha i thotë lamtumirë Lazios pas 207 paraqitjeve me ekipin e parë, me të cilin fitoi dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.