Konjufca në 23 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Serbia nuk ka dhënë fare përgjegjësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar sot familjen e veprimtarit Ukshin Hoti në Krushë të Madhe.

Konjufca tha se sot po bëhen 23 vite prej kur forcat shtetërore të Serbisë e zhdukën patriotin dhe veprimtarin shquar Ukshin Hoti.

“Ishte një krim i madh i rëndë të cilin nuk e ka përjetuar vetëm familja, por mbarë populli ynë sepse Ukshin Hoti ishte njëri ndër veprimtarët më të shquar të kombit tonë. Veprimtaria e tij është shumë e gjatë, e vlefshme dhe e rëndësishme për ta kujtuar. Ai na ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme intelektuale, patriotike dhe kombëtare të cilën gjithmonë do ta studiojnë brezat e tashmë dhe të ardhshëm”, ka thënë Konjufca.

Kryeparlamentari theksoi se veprat e Ukshin Hotit edhe sot e kësaj dite na ndriçojnë rrugën tonë përpara.

“Zhdukja e tij 23 vite tash pas, shteti i Serbisë nuk ka dhënë fare përgjegjësi, askush nuk është gjykuar e as dënuar ndonëse dihen saktësisht kush ishin autoritetet e burgut ditën kur u zhduk Ukshin Hoti. Kjo tregon se ky shtet nuk po ëndërron drejtimin të cilin e ka pas në vitin 1998-1999 kundër popullit shqiptar”, u shpreh Konjufca.

Ai deklaroi se Hoti ka qenë një personalitet që nuk ka kalkuluar në pozita e favore, por  gjithmonë ka qenë përkrahë popullit. /Telegrafi/

Read Previous

Sfida vdekjeprurëse në “Tik Tok”, 12-vjeçari dyshohet se u mbyt teksa bënte video

Read Next

I hapet rruga anëtarësimit? Parlamenti suedez diskuton sot për NATO-n