Kongresisti Torres: ShBA duhet të jetë me Kosovën

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar sot rreth zhvillimeve të fundit në veri dhe lëndimit të 25 pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan nga protestuesit e dhunshëm.

Torres në një postim në Twitter thotë se SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën, ndërkaq që pyet pse sekretari Antony Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e Rusisë?

“25 paqeruajtës të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe.

Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë?

SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën”, shkruan kongresisti Torres./Reporteri.net/

Read Previous

Protestuesit fillojnë të grumbullohen pranë ndërtesave komunale në veri, Polcia: Situata është e qetë

Read Next

Kryetari i Zveçanit s’del në zyrën qendrore, shkon te ajo e komuniteteve