Komedianja amerikane ironizon pse SHBA s’ka gra lidere: Kosova i ka dy për 13 vjet

Michelle Wolf, një komediane amerikane, në një shou argëtues që prodhohet nga Netflix, ka përmendur Kosovën si një shtet 14 vjeçar e që ka arritur të ketë dy gra në krye të vendit për 13 vjet.

Komentin e saj ajo e bëri derisa po ironizonte me mungesën e grave në udhëheqje të SHBA-së në ‘stand-up’ komedinë, “Bill Burr Presents: Friends Who Kill”.

“Ne kemi zëvendëspresidenten e parë grua dhe të gjithë u entuziazmuan. Dhe ata thanë: “Tash vajzat e vogla gjithkund…vajzat e vogla gjithkund e dinë se kjo është e mundshme. Po, vajzat e vogla gjithkund e dinë se është e mundshme. Amerika duket se është vendi i fundit që ka një grua lidere. Në fakt, ajo nuk është liderja e vërtetë. Ajo ndoshta mund të bëhet nëse Biden bie në gjumë për një kohë të gjatë. Ne duket se jemi vendi i fundit që kemi një lidere grua. Kosova është një vend që 13 vjet dhe ata kanë tashmë dy gra lidere. Gjermania e ka Angela Merkelin për nuk e di se sa kohë të gjatë, por mjaftueshëm që unë ta di se është Angela”.

Për të ironizuar me zëvendëspresidenten e SHBA-së, Wolf, përveç Kosovës, e mori shembullin edhe udhëheqësen e Myanmarit.

Read Previous

Në përvjetorin e vdekjes së Bekim Fehmiut, ‘Mbledhësit e Puplave’ do të prezantohet në shtatë qendra të Kosovës

Read Next

Jeta në burgun e Guantanamos, përmes fotografive të papublikuara më parë