Komandanti i KFOR-it takohet me ipeshkvin Dodë Gjergji, diskutojnë për dialogun ndërmjet komuniteteve

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ipeshkvin e Dioqezës Katolike Romake të Prizren-Prishtinës, Dodë Gjergji.

Sipas njoftimit të KFOR-it në Facebook, gjatë takimit është diskutuar rëndësia e dialogut ndëretnik dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Theks i veçantë i është kushtuar lirisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut si parakushte për arritjen e paqes së qëndrueshme.

“KFOR-i mbetet i përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë nga OKB-ja”. /Klankosova.tv

Read Previous

Albulena Haxhiu: Nuk ka hapësirë për ndryshime ligjore në Ligjin për Specialen

Read Next

​Sot protestohet në disa qytete në Francë, mobilizohen 70 mijë policë dhe mbyllet Luvri