KH “Shqiponja” ka vazhduar përgatitjet për xhiron e katërt në Superligë

Xhiroja e katërt e Superligës së Hendbollit të Kosovës, në konkurencën e femrave do të zhvillohet këtë fundjavë, dhe skuadra nga Gjakova KH “Shqiponja” ka filluar përgatitjet për përballjen e radhës.
Trajneri i klubit, Mahmut Sadiku, ka thënë që përgatitjet e Shqiponjës kanë filluar që nga muaji gusht, dhe që po shkojnë mirë.

Sadiku ka cekur që ky klub është përforcuar me hendbolliste nga KH “Vëllaznimi” dhe disa nga KH “Deçani”.

Se përgatitjet e klubit po shkojnë mirë e kanë thënë edhe hendbollistet e kësaj skuadreje.

Kujtojmë që  kubi i hendbollit “Shqiponja” deri më tani ka zhvilluar 3 ndeshje dhe aktualisht ka të regjistuara 2 fitore dhe një humbje, dhe pozicionohet në pozitën e 6-të me 4 pikë. Gjakovaret  të shtunën e presin Klubin Hendbollistik “Jusuf Gërvalla” si mysafir.

Read Previous

Kosova dhe Serbia si ‘vende të sigurta’ për njerëzit që ndiqen penalisht

Read Next

Banesat në lagjen “Nënë Tereza” pa dyer dhe pa mirëmbajtje