KEDS ka kërkuar rritje të çmimit të rrymës për 7 %, paralajmërohen protesta

Viktor Buzhala nga KEDS-i ka bërë të ditur se është bërë kërkesë që rritja e energjisë të bëhet për shtatë për qind, por ka potencuar se të gjitha vendimet i merr  Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

“Ne kemi kërku rritje prej 7% për të gjithë shfrytëzuesit, ne nuk kemi kërku kthim të bllok tarifës”, ka thënë Buzhala.

Në anën tjetër Rron Gjinovci, aktivist, ish-organizator i protestave të vitit 2013, ka paralajmëruar protesta.

“Për hajr protestat. Ka nisë shoqnia jonë me jetu në iluzion që gjithçka po bëhet mirë, por sipas të gjitha gjasave ju keni më na dhanë motiv me protestu prapë”, ka thënë Gjinovci.

Në anën tjetër, Buzhala nga KEDS ka treguar për rritjen e prodhimit të energjisë.

“Është shtu në 18% për tetor të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në nëntor shtimi apo rritja është 14%, një mesatare që shkon 16-17%”, ka thënë ai.

/Kallxo.com/

Read Previous

Premier Liga angleze, ndeshja më interesante ajo mes Arsenal dhe West Ham

Read Next

Grip, ftohje apo Covid? Ja ku ndryshojnë