Kë zgjedh Khabib Nurmagomedov si 3 luftëtarët e tij të preferuar?

Ish-kampioni i botës në artet marciale mikse Khabib Nurmagomedov, ka deklaruar se cilët janë 3 luftëtarët e tij të preferuar. Më tej, ai ka pranuar se takimi me ta ishte shumë emocionues për të.

Khabib, i pamposhtur në karrierën e tij dhe kampion i peshave të lehta të UFC, është tërhequr nga sporti në vitin 2020, kur ishte ende në kulmin e karrierës. Ai ka frymëzuar mjaft luftëtarë, por edhe ai ka patur admirues para se të fitonte famë.

Nurmagomedov kujtoi konkretisht se kishte tre emra kryesorë që ai i admironte kur ishte adoleshent. “Kur u rrita, ishin dy, ndoshta tre luftëtarë të preferuar. Kur isha 16 vjeç, ata ishin në kulmin e tyre”, tha ai.

“Ishte Fedor Emelianenko, Mauricio ‘Shogun’ Rua dhe Georges St-Pierre. Ishin ata tre djem. Ata ishin në kulmin e tyre. Kampionë të UFC dhe u rrita duke parë ndeshjet e tyre. Kur i takova për herë të parë ishte shumë emocionuese për mua sepse u rrita me ndeshjet e tyre”, theksoi Khabib. /Telesport.al/

Read Previous

Turbekulozi mbetet sfidë, 548 raste u regjistruan vitin që shkoi

Read Next

Shqipëria ngre çështjen e Kosovës në Nju Jork: Begaj për anëtarësim në OKB, Spiropali për heqjen e sanksioneve të BE-së