KDI: Buxhetimi me pjesëmarrje vazhdon të mbetet sfidë për komunat e Kosovës

Buxhetimi me pjesëmarrje vazhdon të mbetet sfidë e vazhdueshme për qeverisjen lokale, ndërkaq qeverisja gjithëpërfshirës forcohet vetëm duke dhënë hapësirë dhe mundësi qytetarëve dhe grupeve të nën përfaqësuara për të qenë pjesë e planifikimeve buxhetore në nivel lokal.

Kështu thuhet në një komunikatë të Institutit Demokratik të Kosovës.

“Mungesa e zbatimit të buxhetimit me pjesëmarrje në rastin e komunave të Kosovës, nuk është si shkak i mos konsolidimit të bazës ligjore, por nga fakti se komunat e Kosovës vazhdojnë të mos e shohin të rëndësishme pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse, duke mos pasur angazhime konkrete në fuqizimin e mekanizmave të brendshëm për rëndësinë e jetësimit dhe zbatimit të pjesëmarrjes së drejtpërdrejt të qytetarëve në hartimin dhe zbatimin e politikave publike, e posaçërisht në procese të rëndësishme të planifikimit të buxhetit komunal”, thuhet në njoftim.

Me qëllim të përmirësimit të praktikave dhe zbatimit të tyre, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), rekomandon:

Ministria e Administrimit Pushtetit Lokal (MAPL),  të dizajnoj një udhëzues model për komunat me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve të ndryshme në ndërtimin e mekanizmave operues për planifikimin e buxhetit me pjesëmarrje qytetare. Kombinimi i modelit të  Porto Alegros, bashkisë së Elbasanit si dhe model Gjerman, duke ju përshatë kontekstit lokal / komunave të Kosovës do të ishte një lehtësi e madhe për zbatim të plotë të Buxhetimit me Pjesëmarrje nga ana e Komunave.

Komunat të rrisin komunikimin me qytetarët pjesëmarrës në dëgjimet buxhetore me qëllim të informimit të tyre për statusin e kërkesave të parashtruara gjatë dëgjimeve buxhetore.

Kuvendi i komunës të luaj rolin mbikëqyrës të procesit të planifikimit të buxhetimit me pjesëmarrje dhe të kërkojë llogaridhënie nga ana e ekzekutivit / kryetarit për procesin e planifikimit të buxhetimit me pjesëmarrje dhe ofrimin e raporteve mbi pranueshmërinë apo refuzimin e kërkesave të qytetarëve në planifikimet buxhetore.

Anëtarët e kuvendeve të komunave të rrisin angazhimin e tyre në proces të planifikimit të buxhetit komunal sidomos në nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe grupeve të caktuara qytetarë në organizimin e dëgjimeve buxhetor në nivel komune.

Institucionet lokale të krijojnë partneritete me mekanizma të ndryshëm dhe Organizatat e Shoqërisë Civile me qëllim të nxitjes dhe përfshirjes së grupeve të margjinalizuara në planifikimin e buxhetit komunal. /Telegrafi/

Read Previous

​Biden viziton Gjermaninë dhe Spanjën për samitet e G7 dhe NATO-s

Read Next

Presidenti polak: Bisedat me Putinin sikur të flisje me Hitlerin