GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” është dashur të anuloj disa fluturime gjatë dy ditëve të para të vitit për shkak të mjegullës së dendur.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara për KosovaPress tregon se 38 fluturime janë anuluar me datë 1 janar ku disa nga këto fluturime janë divertuar në aeroportet fqinje. Ajo tregon se vetëm mëngjesin e sotëm janë 4 fluturime që janë anuluar nga Aeroporti i Prishtinës.
Siç tregon ajo, shkak i këtyre anulimeve është dukshmëria duke qenë nën 50 metra.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash.
Sipas Aliut fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar. /KosovaPress/