“Katar 2022” : Katër kombëtare të mëdha kërkojnë sot kualifikimin në fazën tjetër

FILE – Branding is displayed near the Doha Exhibition and Convention Center where soccer World Cup draw will be held, in Doha, Qatar, on March 31, 2022. The final draw will be held on April 1. This season will be unique in the 135-year history of domestic leagues in Europe. They will stop for a month or more while players leave for Qatar and the first World Cup ever in the European winter. (AP Photo/Darko Bandic, File)

Raundi i tretë i ndeshjeve të grupeve E dhe F do të prodhojë sot edhe katër skuadra të tjera që do të kalojnë në mesin e 16 më të mirëve për fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës e cila po zhvillohet në Katar.

Kroacia-Belgjika do të jetë njëra ndër sfidat më të rëndësishme të ditës pasi do të luftojnë direkt për kualifikim në kuadër të grupit F.

Kroacia ka katër pikë në vendin e parë, kurse Belgjika është e treta me tre pikë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo ndërmjet Marokut dhe Kanadas, me këtë të fundit që ka humbur të gjitha gjasat pas është pa pikë në vendin e katërt, kurse marokenët me fitore do të vazhdonin në fazën tjetër.

Edhe grupi E do të sjellë dy ballafaqime të jashtëzakonshme, me Gjermaninë dhe Spanjën që kërkojnë të mos zhgënjejnë, por të vazhdojnë në fazën e eliminimit direkt.

Kosta Rika do të jetë rivali i Gjermanisë dhe vetëm fitorja i dërgon gjermanët tutje, kurse Spanja ballafaqohet me Japoninë, në një tjetër sfidë jetike.

Grupin E e kryeson Spanja me katër pikë, pastaj Japonia me Kosta Rikën me nga tre pikë, kurse e fundit është Gjermania me vetëm një pikë.

Read Previous

Shkalla e vdekjeve nga armët në SHBA ka arritur në pikën më të lartë në gati tri dekada

Read Next

Gjykata në Ferizaj: 35 vjeçarja e vrarë mbrëmë ka pasur urdhër-mbrojtje për gjashtë muaj – ndaj të dyshuarit ekziston aktakuzë për kanosje