Kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 35-vjeçar turk i dënuar nga autoritetet gjyqësore turke, me 4 vjet burgim, për vjedhje me anë të mashtrimit, kapet në tentativë për të hyrë në Shqipëri.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kufitare dhe për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, kanë siguruar informacion për një shtetas në kërkim që po tentonte të hynte në Shqipëri.

Si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare, me shërbimet e DVP Kukës, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Kadir Kuçukologu, 35 vjeç, banues në Turqi.

Nga verifikimet rezultoi se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Gjykata e Lartë për Krimet në Karsikaya, Turqi, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me anë të mashtrimit duke përdorur sisteme elektronike të përpunimit të të dhënave, bankë ose institucion huadhënës”./Albanianpost.com

Read Previous

Osmani takon shefin e Zyrës së BE-së, flasin për çështjen e konstituimit të Kuvendit

Read Next

Humb jetën edhe një person si pasojë e lëndimeve në vendin e punës