Kapet në Aeroportin e Prishtinës mall i padeklaruar

Dogana e Kosovës ka ndaluar një rast të tentim-importit të mallrave të padeklaruara në Aeroport.

Sipas njoftimit nga ana e doganës, gjatë kontrollit të zakonshëm, njësitet përkatëse kanë identifikuar një sasi prej 15 copë pajisje elektronike të tipit Indoor LED Display, me vlerë të përgjithshme prej 11 mijë e 370 euro.

Malli dyshohet se është tentuar të futet pa kryer procedurat doganore të rregullta.

“Mallrat janë konfiskuar si dhe rasti është proceduar tek sektori për kundërvajtje doganore”, thuhet tutje në njoftim.

Read Previous

Tetë vatra aktive të zjarreve në Shqipëri

Read Next

Një muaj paraburgim për policin e dyshuar për spiunazh