Kalendari historik i datës 28 gusht

Në vitin 1189 – Kryqëzata e Tretë: Kryqtarët fillojnë rrethimin e Akrës.

Në vitin 1609 – Eksploruesi anglez Henry Hudson, zbulon dhe eksploron Gjirin e Delaware.

Në vitin 1793 – Filloi Rrethimi i Tulonit në luftërat Revolucionit Francez.

Në vitin 1830 – Lokomotiva e parë e ndërtuar amerikane, “Tom Thumb” garon me një makinë me kuaj nga kompania e karrocave Stockton dhe Stokes nga Baltimore në Ellicott Mills. Le të shënojë historia se për shkak të problemeve mekanike kali fitoi!

Në vitin 1845 – Revista Scientific American boton numrin e saj të parë.

Në vitin 1963 – Martin Luther King Jr. mban fjalimin e tij “Unë kam një ëndërr” duke iu drejtuar marshimit në Uashington për të drejtat civile për Punë dhe Liri në Lincoln Memorial, Washington, D.C.

Në vitin 2020 – Aktori amerikan Chadwick Boseman, i cili kishte role ikonë në filma të tillë si Black Panther (2018), vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në moshën 43-vjeçare./Alsat.mk

Read Previous

Sekuestrohen 3.6 tonë kokainë në mes të detit, 9 të arrestuar

Read Next

7 librat e ndaluar, që qeveritë nuk do të donin të lexoheshin