Jo vetëm këngë ja kuptimi i fshehtë pas tyre

Thonë që kur je e lumtur e shijon muzikën, e kur je e thyer shpirtërisht analizon tekstin dhe kuptimin e tij. Muzika është kurë. Përmes saj shumë artistë shpehin veten, ngrisin kauza e kërkojnë përgjigje.

Më poshtë do rendisim këngët që pas tyre fshihet një kauzë e madhe:

1.”Zombie”, një këngë nga grupi rock irlandez “The Cranberries” shkruar në kujtim të dy viktimave Tim Parry dhe Jonathan Ball, të vrarë në vitin 1933, në bombardimet e Warrington-it. Kjo këngë është ‘himn’ për luftën kundër terroristëve. 2.”Where is the love”, një këngë nga grupi “Blach Eyed Peas” i është kushtuar direkt luftës kundër racizimit. Kjo këngë bën thirrje për të dashur më shumë dhe urryer më pak. Ajo çfarë vihet në pah në këtë këngë është se sytë e botës janë të drejtuar vetëm nga “luftërat e mëdha” duke i anashkaluar ato të voglat e që në fakt ato janë krimbi në shoqëri.

3.”Take me to church” nga Hozier është një këngë kundër homofobisë. Në klipin e kësaj kënge shfaqet një çift gay që përndiqen dhe torturohen nga meshkuj me maska. Këngëtari dhe tekstshkruesi Hozier thotë se ka bërë këtë për të treguar se dashuria nuk ka formë dhe duhet respektuar tjetri për atë që është e jo për atë që dashuron.

4.”Snowman” nga Sia është një metaforë për të dashurin e saj. Shkrirja e “snowman” është një simbolikë e eksperiencës së hidhur të këtij të fundit me thyerjen emocionale dhe ngarkesën mentale. Kështu këngëtarja i vë qëllim vetes t’i rrijë afër atij dhe t’i ndihmojë të ngrihet në këto momente të vështira për të.

5.Kënga legjendare “They don’t care about us” e legjendarit Michael Jackson është një këngë për dhimbjen që ta shkakton paragjykimi dhe urrejtja. “Unë përmes kësaj kënge bëhem zë i të gjithë të shtypurve, të pambrojturve qofshin ata të zi, të bardhë, myslimanë, katolikë, të pasur apo të varfër” thoshte Jackson ndjesë pastë.

6. The drugs don’t work” është një këngë nga grupi “The Verve”. Përmes kësaj kënge bëhet thirrje ta lëmë veten t’I përjetojmë ndjenjat qofshin ato të mira apo të këqija, të mos i “mbysësh” ato me ilaçe për t’i ikur realitetit sepse ato nuk ikin do mbesin prapë aty. Siç thotë një fjali në këtë këngë: “The drugs don’t work, they just make you worse”.


Kënga ka ndikim të madh në shoqëri, ta shfrytëzojmë atë për të dhënë mesazhe të mira dhe për të bërë sadopak diferencën.

Read Previous

​Pritet shkarkimi i Frank Lampard

Read Next

​Vjen vendimi nga FBK, ja ku zhvillohet Final 8 e Kupës së Kosovës