Japonezi humb USB-në me të dhënat personale të gjysmë milioni banorëve

Një burrë nga Japonia, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka humbur një USB brenda të cilit kishte të dhënat personale të afro gjysmë milioni njerëzve.

Kjo ndodhi kur ia teproi me alkool në një restorant në qytetin japonez Amagasaki, në veriperëndim të Osakas.

Për disa orë qëndroi në restorant me kolegët e punës. Pasi u largua kuptoi se po i mungon USB-ja që e kishte në çantë.

Transmetuesi publik i Japonisë, NHK raporton se bëhet fjalë për një burrë në të 40-at.

Puna në kompaninë që ofron të dhëna të qytetarëve që janë liruar nga taksat, ka konfirmuar humbjen e USB-ës.

Më 21 qershor ai kishte mbushur USB-në me të dhënat e afro gjysmë milioni banorëve, e vetëm një ditë më pas atë e humbi.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se në USB gjendeshin emrat, mbiemrat, datat e lindjes, adresat e banimit, të dhënat e taksave, numrat e llogarive bankare dhe informatat tjera për familjet që marrin ndihmë sociale.

Siç raporton BBC, të dhënat megjithatë janë të koduara dhe mbyllura me fjalëkalim. Organet kompetente pretendojnë se nuk ka indikacione që dikush deri më tani ka tentuar të ketë qasje në to.

/Telegrafi/

Read Previous

Britania dhe Franca pajtohen për më shumë përkrahje për Ukrainën

Read Next

Gërvalla zë vendin e pestë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022