Ja cilat modele të iPhone nuk do të kenë iOS 16

Apple zbuloi detaje rreth iOS 16 gjatë konferencës së saj WDC duke përfshirë informacione se cilat modele do të jenë në gjendje të marrin përmirësimin dhe cilat jo.

Për të shkarkuar iOS 16 të ri, përdoruesit do të duhet të kenë një iPhone 8 ose më të ri, që do të thotë se Apple po ndërpret mbështetjen për iPhone 6S, iPhone 7 dhe iPhone SE të parë.

Modelet iPhone 7 dhe SE u shfaqën në vitin 2016, dhe iPhone 6S një vit më parë, që do të thotë se ata kishin gjashtë ose shtatë vjet mbështetje softuerike.

Është në fakt një periudhë mbresëlënëse e gjatë, shumë më e gjatë se periudha në të cilën pajisjet Android marrin përmirësime të softuerit edhe pse Samsung dhe Google së fundmi kanë bërë përmirësime në atë segment. Pajisjet e tyre të rangut të mesëm dhe flamurët tani kanë siguruar përmirësime të sigurisë deri në pesë vjet.

Gjenerata e parë e iPhone SE kohët e fundit mori një pasardhës që përmban një buton shtëpie “të humbur prej kohësh”. iOS 16 i ri i Apple do të jetë i disponueshëm nga vjeshta. /Telegrafi/

Read Previous

Granit Xhaka do të përballet me gjykatën angleze, kjo është arsyeja

Read Next

Pse ndonjëherë kemi shije metalike në gojë