Granit Xhaka do të përballet me gjykatën angleze, kjo është arsyeja

Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit dhe i kombëtares së Zvicrës do të përballet së shpejti me drejtësinë.

Mesfushori me origjinë nga Kosova akuzohet se nuk u ka treguar policisë se kush ishte shoferi i makinës në momentin kur ai u kap me një shpejtësi jashtë normave.

Makina e tij, tip Mercedes Benz AMG G63, u filmua nga kamerat e shpejtësisë dhe policia ka komunikuar Xhakën se cili ka qenë shoferi në atë moment.

Ky rast ka disa kohë që ka ndodhur, më 30 nëntor të vitit të kaluar në Cardiff. Kur Xhaka është kontaktuar nga Policia e Uellsit se cili ishte ai që po i jepte makinës, Xhaka ka refuzuar të përgjigjet.

Djaloshi 29-vjeçar do të paraqitet në gjykatë në muajin korrik me akuzën se nuk dha informata që lidhen me identifikimin e drejtuesit të mjetit.

/h.ll/abcnews.al

Read Previous

​Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 1.8 milionë euro për tre muajt e parë të këtij viti

Read Next

Ja cilat modele të iPhone nuk do të kenë iOS 16