GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Mediat izraelite njoftuan se kryeministri Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë një armëpushim afatshkurtër në Gaza të propozuar nga presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, pavarësisht mbështetjes së shumicës së ministrave në qeveri.
Televizioni shtetëror izraelite KAN dhe “Channel 12” raportuan se qeveria e Tel Avivit nuk e ka pranuar propozimin e Egjiptit.
Në lajmin e “Channel 12”, thuhet se megjithëse shumica e ministrave në qeverinë izraelite e mbështetën propozimin e Egjiptit, Netanyahu e kundërshtoi atë.
Më tej thuhet se Netanyahu argumentoi se “bisedimet për shkëmbimin e të burgosurve do të vazhdojnë vetëm derisa të vazhdojnë sulmet në Gaza”, dhe se oferta e Egjiptit është refuzuar.
Lajmi thekson se njësitë izraelite të sigurisë mbështetën gjithashtu ofertën e Egjiptit.
Presidenti egjiptian Al-Sisi tha se ata propozuan një iniciativë dyditore të armëpushimit për të shkëmbyer 4 të burgosur izraelitë dhe disa palestinezë të ndaluar në Rripin e Gazës, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij.
“Në 10 ditët e ardhshme do të zhvillohen negociata për ta kthyer armëpushimin e përkohshëm në një armëpushim të përhershëm”, tha Al-Sisi./abcnews.al