Italiani thyen rekordin e kilometrave të kryera me biçikletë në një orë

Italiani Filippo Ganna ka vendosur një rekord të ri botëror në çiklizëm, duke kryer 56.792 kilometra me biçikletën e tij për 60 minuta.

Ganna thyen në këtë mënyrë rekordin që mbahej nga shoku i tij i skuadrës, Dan Bigham i cili kishte arritur në gusht të këtij viti të pedalonte 55.548 km në një orë.

26-vjeçari Ganna e kreu garën në Tissot Velodrome në Grenchen dhe përdori një biçikletë Pinarello të printuar në 3 D.

Italiani u shfaq i entuziazmuar për këtë rezultat që kërkon ta arrijë dhe në kampionatin botëror të pistës së shpejtë që do të nisë javën e ardhshme.

Distanca më e gjatë me biçikletë për 60 minuta konsiderohet si një prej rekordeve më të rëndësishme në sport./A2news/

Read Previous

Pijet më të rrezikshme për shëndetin

Read Next

Përleshje mes trafikantëve në det, vriten 15 emigrantë