Ish-futbollisti i Barcelonës dënohet me rreth dy vjet burgim

Samuel Eto’o është dënuar 22 muaj burgim. Kjo për shkak të mashtrimit me deklarimin e taksave.

Eto’o siç raportohet nuk i ka deklaruar mbi 3 milionë e 800 mijë euro, nga viti 2006 deri në vitin 2009. Para gjykatës kamerunasi e ka pranuar fajin.

Por, në deklaratën e tij ai ka thënë se mashtrimi ka ndodhur për shkak të ish-përfaqësuesit të tij.

Ish-futbollisti ngriti një padi kundër ish-përfaqësuesit të tij për mashtrim dhe shpërdorimi në menaxhimin e pasurive të tij, një çështje që është ende në fazën e hetimit.

“I njoh faktet dhe do të paguaj, por le të dihet që atëherë isha fëmijë dhe se bëja gjithmonë atë që më kërkonte ‘babai’”./Sinjali/

Read Previous

39 sportistë nga 13 sporte të ndryshme do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare

Read Next

Borell: Arritja e marrëveshjes së sotme, hap i rëndësishëm në dialog