• 9 December, 2022

Ish-drejtori i CIA-s: Nëse rusët përdorin armë bërthamore në Ukrainë, do t’i shkatërrojmë

Former CIA Director and retired four-star Gen. David Petraeus speaks at the University of Southern California on March 26, 2013, his first public speech after resigning as CIA director.

SHBA-ja dhe aleatët e saj do të shkatërrojnë forcat dhe pajisjet ruse në Ukrainë dhe do të fundosin flotën ruse në Detin e Zi nëse Vladimir Putin përdor armë bërthamore, ka paralajmëruar David Petraeus.

Duke folur për ABC News, ish-drejtori i CIA-s dhe gjenerali amerikan, tha se ai nuk ka diskutuar me këshilltarin e sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, për reagimin e SHBA-së ndaj një përshkallëzimi bërthamor nga Rusia.

Nëse do të ndodhte diçka e tillë, ne do të përgjigjeshim duke udhëhequr NATO-n  në një përpjekje kolektive që do të shkatërronte çdo forcë konvencionale ruse që ne mund të shohim dhe identifikojmë në frontet e Ukrainës dhe Krimesë dhe çdo anije të tyre në Detin e Zi. “tha Petraeus.

Paralajmërimi vjen disa ditë pas kërcënimeve të Putinit. I pyetur nëse përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë do të tërhiqte SHBA-në dhe NATO-n në luftë, Petraeus tha se ndërsa neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut mbi mbrojtjen kolektive nuk do të zbatohej, pasi Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, megjithatë SHBA dhe NATO do të reagonin.

/abcnews.al

Read Previous

Parashikimi i motit për 7 ditë

Read Next

73 vjet pa Mid’hat Frashërin, njeriu që i kushtoi jetën çështjes kombëtare shqiptare