Incidentet në “Air Albania” gjatë Shqipëri-Poloni, FShF “gati” për gjobën

Shqipëria arriti një fitore historike ndaj Polonisë, por si gjithmonë incidentet nuk mungojnë. Tensioni dhe përplasja para nisjes së takimit, ka rezultuar në rreth 30 stola të thyer në sektorin e tifozëve polakë të cilët u përplasën fizikisht edhe me forcat e policisë.

Sa i përket tifozëve kuqezi që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit, pavarësisht spektaklit të krijuar gjatë 90 minutave dhe mbështetjes maksimale, hedhja e disa flakadanëve në fushë që në minutën e parë të ndeshjes, do t’i kushtojë një gjobë FSHF-së.

Ndërkaq, kujtojmë që në përballjen e vitit 2021, incidentet që ndodhën gjatë përballjes me Poloninë, ku një prej lojtarë polak u godit me një shishe uji, i kushtoi një gjobë prej 170 mijë frangash Federatës Shqiptare të Futbollit. /i.m /abcnews.al 

Read Previous

Scholz kundër një armëpushimi të shpejtë me çdo kusht në Ukrainë

Read Next

Sa është çmimi i iPhone 15 në SHBA, Gjermani dhe Britani?