Identiteti i themeluesit të Bitcoin që përdori pseudonimin Satoshi Nakamoto mund të zbulohet përfundimisht

Identiteti i Satoshi Nakamoto – pseudonimi legjendar për ideatorin e akoma të paidentifikuar të kriptovalutës Bitcoin – së shpejti do të zbulohet në një proces gjyqësor në Florida.

Familja e shkencëtarit të ndjerë të fushës së teknologjisë informative, David Kleiman, pretendon se ai krijoi kriptovalutën së bashku me Craig Wright duke vendosur të identifikohen me nofkën Satoshi Nakamoto, transmeton Telegrafi.

Tani trashëgimtarët e Keliman kanë ngritur padi duke kërkuar gjysmën e sasisë së Bitcoin që kapin vlerën e afro 70 miliardë dollarë që u njohën deri më tani me nofkën e të ndjerit të tyre, shkruan Wall Street Journal.

Australiani 51-vjeç Wright një ndërmarrës i suksesshëm që jeton dhe vepron në Londër, pretendon se ka krijuar Bitcoinin – që në komunitetin e të apasionuarve pas kriptovalutave ishin skeptikë lidhur me këtë.

Por trashëgimtarët e Kleiman që ndërroi jetë në vitin 2013, pretendojnë se ai krijoi Bitcoinin së bashku me Wright, dhe thonë se kanë dëshmi për këtë.

“Besojmë se provat do të tregojnë se kishte një partneritet lidhur me një milion Bitcoin”, tha Vel Freedman, avokat i familjes Kleiman.

/Reporteri/

Read Previous

OKB-ja do të sigurojë ndihmë ushqimore për 450 mijë njerëz në Etiopi

Read Next

Koreja ua ndalon qytetarëve të veshin pallto lëkure, sepse është veshja më e pëlqyer e diktatorit