I dyshuari për dhunimin e 13-vjeçares në Gjakovë, konsumuesi i heroinës që u kap në tualetin e një supermarketi

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Gjakovë, ku dyshohet se një vajzë 13-vjeçare, e cila nga prindi ishte raportuar e zhdukur, është dhunuar seksualisht nga një 34-vjeçar.

Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari tashmë ka rënë në prangat e Policisë.

I dyshuari mbrëmë rreth orës 21:00 është arrestuar nga Policia. Hetimet për zbardhjen e rastit janë në vijmësi. Gjindet në ndalim policor prej 48 orësh”, tha Xhurkaj për Sinjalin.

Sinjali mëson se personi i cili u arrestua nën dyshimet për dhunimin e vajzës 13-vjeçare nga Gjakova është 34-vjeçari Sh.Ll., i cili u kap në flagrancë teksa konsumonte heroinë në tualetin e një supermarketi në Gjakovë.

Ndryshe, të hënën e 2 majit një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga babai i saj. 13-vjeçarja u gjet në Junik nga familjarët e saj dhe e njëjta dukej në gjendje të mirë shëndetësore, por që më pas u zbulua se ajo ishte shfrytëzuar seksualisht nga një 34-vjeçar, veprim ky që sipas Prokurorisë përbën veprën penale të dhunimit, raporton Gazeta Sinjali.

Read Previous

13-vjeçarja në Gjakovë dyshohet se u dhunua seksualisht nga një 34-vjeçar

Read Next

UGJ “Fehmi Agani” priti në takim ushtarin Ukrainas, Major Ivan Nastenko