Historia e trevjeçares së vetme që i mbijetoi sulmit në kopshtin në Tajlandë

Një sulm i tmerrshëm me armë e thikë ka ndodhur në një kopsht në Tajlandë të enjten, kur sulmuesi vrau 11 fëmijë rreth tre vjeç dhe personelin e kopshtit.

Vetëm trevjeçarja Emy i mbijetoi sulmit.

Rreth orës 10:00, me orën lokale, mësuesit shpërndanë për të gjithë prindërit fotot e fëmijëve, të buzëqeshur dhe të lumtur. Mirëpo, dy orë më vonë, në kohën e gjumit, ish-oficeri i policisë Panya Kamrab, hyri në ndërtesë. Dëshmitarët thanë se ai fillimisht qëlloi personelin, duke përfshirë një mësuese që ishte  shtatzënë në muajin e tetë, përpara se të futej me forcë në secilën nga tre klasat e kopshtit.

Ai vrau të gjithë miqtë e Emmy-t, ndërsa flinin.

Është e paqartë se si ajo mbijetoi. Ajo u gjet e zgjuar, e përkulur pranë trupave të shokëve të klasës, shkruan BBC.

“Ajo nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur u zgjua”, tha gjyshi i saj 59-vjeçar Somsak Srithong.

“Ajo mendoi se miqtë e saj ishin ende në gjumë. Një oficer policie ia mbuloi fytyrën me një leckë dhe e largoi nga gjaku”, shtoi ai.

Ekipet e shpëtimit e çuan Emmy-n në katin e dytë për ta mbrojtur atë nga tmerri. Më pas ata kontrolluan dy klasat e tjera, duke shpresuar të gjenin ndonjë të gjallë.

“Ndihem shumë mirënjohës që ajo mbijetoi. E mbajta aq fort kur e pashë për herë të parë”, deklaroi gjyshi i trevjeçares.

Ajo është fëmija i vetëm që ka përjetuar masakrën në qytetin Nong Bua Lamphu. Në total, 37 njerëz vdiqën, duke përfshirë gruan dhe njerkun e sulmuesit, dhe 24 nga të vdekurit janë fëmijë./Indeksonline.net/

Read Previous

Dita e Shëndetit Mendor, mjekët: Trauma psikologjike e dhunës në Ukrainë, e paprecedentë që nga Lufta II Botërore

Read Next

Numër i vogël i kosovarëve që ankohen për moskthimin e centëve, raporti i plotë me ankesa