Hill: Serbia të sillet me përgjegjësi dhe të mos marrë pjesë në rrezikimin e paqes

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë “të gjatë” me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, kjo pak pas vendimit të serbëve të Kosovës për t’u larguar nga të gjitha institucionet e vendit.

Vuçiq është ankuar te Hill për siç ka thënë “tmerrin që po e përjetojnë serbët në Kosovë dhe lëvizjet e njëanshme të Prishtinës” të cilat Vuçiq thotë se vënë në “pikëpyetje sigurinë e tyre dhe stabilitetin e gjithë rajonit”.

Presidenca serbe ka dhënë më gjerësisht detaje rreth bisedës.

Aty potencohet se Hill, i ka kërkuar Vuçiqit që Serbia të sillet me përgjegjësi dhe të mos marrë pjesë në asnjë mënyrë në rrezikimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.

“Ambasadori Hill kërkoi nga presidenti Vuçiq që Serbia të sillet me përgjegjësi, seriozisht dhe të mos marrë pjesë në asnjë mënyrë në rrezikimin e paqes dhe stabilitetit rajonal”, njoftoi Presidenca e Serbisë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Manchester City fiton në frymën e fundit ndaj Fulham

Read Next

Parashikimi i motit