Protesta në Tiranë, blindohet kryeministria, mbi 2 mijë policë në terren, dronë dhe agjentë civilë
A është vërtet Halloween pa Heidi Klum? Supermodelja gjermane ka rikthyer traditën e saj të kostumeve ekstravagante, duke organizuar edhe këtë vit festën e famshme të Halloweenit, tashmë në edicionin e saj të 25-të.
Këtë herë, Klum ka zgjedhur një transformim të pazakontë dhe mjaft realist, duke u shfaqur e maskuar si një dorë e prerë njerëzore. Kostumi i saj ka tërhequr vëmendjen për realizimin e detajuar dhe pamjen që krijon përshtypjen e një dore të vërtetë.
Në festën e vitit të kaluar, modelja ishte shndërruar në Meduzën mitologjike, me gjarpërinj që lëviznin mbi kokë dhe një bisht të gjatë, ndërsa bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz, ishte paraqitur si një ushtar i lashtë grek, i kthyer në gur prej saj. Për realizimin e atij kostumi ishin angazhuar 15 artistë.
Gjatë viteve, Heidi Klum është shfaqur me disa prej kostumeve më të pazakonta të Halloweenit, duke u transformuar në personazhe si E.T., Fiona nga “Shrek”, Jessica Rabbit dhe ujku nga videoklipi “Thriller” i Michael Jacksonit. Ajo ka eksperimentuar edhe me pamje të tjera, përfshirë një pallua, një krimb gjigant dhe një flutur.
Krahas angazhimeve në modë dhe televizion, Klum këtë vit është rikthyer edhe në “Project Runway”, ku ka shërbyer si prezantuese dhe gjyqtare, së bashku me Nina Garcia dhe Law Roach. Ajo e kishte prezantuar këtë garë të modës për 16 sezone, që nga debutimi i saj më 2004, përpara se të largohej në vitin 2018. Më pas, së bashku me Tim Gunn, krijoi spektaklin “Making the Cut” për Prime Video./KultPlus.com