Haxhiu takoi ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu është takuar sot me ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku.

Me të cilën siç thuhet në njoftim, ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional.

Po ashtu në takim u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Në takim, gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /RTKlive

Read Previous

​Vdes një grua në QKUK, rasti nën hetim

Read Next

A mund të lëvizë Armenia drejt njohjes së Kosovës?