Harry Kane, gati të paguajë 20 milionë paund për shkëputjen e kontratës me Spurs

Sipas raporteve në Gjermani, Harry Kane thuhet se është gati të “blejë veten” në vitin e fundit të kontratës së tij me Tottenham-in për të lëvizur drejt Bayern Munich-ut këtë verë.

E ardhmja e kapitenit të Anglisë është bërë saga më e vështirë e transferimeve të verës me Spurs të bindur se do të duhet një tarifë prej 100 milionë paund për ta lënë sulmuesin të largohet.

Bayern-i, i cili tani thuhet se ka parë të refuzuara tre oferta për 30-vjeçarin, është shfaqur si destinacioni më i mundshëm i Kane me drejtuesit e klubit Jan-Christian Dreesen dhe Marco Neppe që fluturuan në Londër për bisedime me kryetarin e Tottenham, Daniel Levy të hënën.

Një ofertë e tretë që besohet të ishte në kufirin e 85 milionë paundëve, u refuzua me shpejtësi nga skuadra e Premier League.

Megjithatë, pavarësisht se tarifa eklipson blerjen rekord të klubit gjerman, është ende pak në krahasim me vlerësimin e Spurs.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se Kane mund të vendosë të “blejë veten” nga viti i fundit i kontratës së tij me Spurs, duke hequr dorë nga një pjesë e konsiderueshme e pagës së tij, e cila besohet të jetë rreth 20.6 milionë paund në vit.

Kjo shumë mund të mjaftonte për të mbyllur hendekun midis pozicioneve të klubeve përkatëse dhe do të ishte një hap i jashtëzakonshëm nga golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Tottenham-it për t’u larguar nga Londra veriore.

A lejohet që Kane të paguajë për të shkëptur kontratën?

Neni 17 i Rregullores së FIFA-s thotë se çdo lojtar që ka nënshkruar një kontratë para moshës 28-vjeçare mund ta blejë veten nga kontrata tre vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Termi është emërtuar si “vendimi e Webster-it” pasi Andy Webster krijoi precedentin gjatë lëvizjes së tij nga Hearts of Midlothian te Wigan Athletic në vitin 2006.

Rregulli thotë se çdo lojtar që zgjedh këtë opsion, duhet t’i sigurojë klubit një formë kompensimi. /Albanianpost.com

Read Previous

Greqia ofron një javë pushime falas për turistët që ikën nga zjarret në Rodos

Read Next

Largimi i policisë nga objektet e komunave në Veri- Shefi i EULEX’it jep detaje të reja