Halilaj: Rregullorja për Taksën Komunale i mundëson komunës më shumë kontrollë në biznese

Asamblistët e komunës së Gjakovës dje nuk arritën ta votojnë rregulloren për Taksën Komunale të planifikuar paraprakisht si pikë e rendit të ditës.

Drejtori i drejtorisë për buxhet dhe financa Durim Halilaj ka theksuar se kjo rregullore  mundëson komunës së Gjakovës një kontrollë për bizneset e komunës së Gjakovës.

Drejtori Halilaj tutje ka shtuar se kalkulimet për ngarkesën e taksës në firmë janë të llogaritura shumë mirë duke mos i krijuar ngarkesë biznesit ka shtuar Halilaj.

Kujtojmë se Rregullorja për Taksa Komunale në tërësi është e sistemuar në dhjetë kapituj të ndarë në 43 nene të specifikuara konform ligjeve në fuqi.

Read Previous

​Krasniqi, Loxha e Kuka flasin pas sukseseve të jashtëzakonshme në Lojërat Mesdhetare

Read Next

Stoltenberg: Suedia dhe Finlanda firmosin të martën protokollin për anëtarësimin në NATO