Hajnat vjedhin mbi 200 mijë euro në Teqen e Madhe në Gjakovë

Jo rrallëherë objektet fetare nëpër qytete të ndryshme në Kosovë janë cak i hajnave. Shpeshherë arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me të holla bien në duart e keqbërësve.


Një rast i tillë ka ndodhur sot në teqen e madhe në Gjakovë, ku hajnat kanë arritur të vjedhin qindra mijëra euro.

Sinjali mëson ekskluzivisht se hajnat kanë arritur të vjedhin rreth 200 mijë euro, në valuta të ndryshme dhe një sasi të arit, nga dy kasaforta të teqes.

Rasti është raportuar nga shehu i teqes, i cili ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë në lidhje me vjedhjen e rëndë që ja ndodhur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Në institucionin parashkollor ‘’Ganimete Tërbeshi’’ po bëhen përgatitjet e fundit për 1 Qershor

Read Next

Detaje nga vjedhja në Teqen e Madhe në Gjakovë