Hajdar Beqa për deklaratën e Gërvallës: Turp i madh për Kosovën të përfaqësohet nga një nivel i tillë

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka thënë se është turp për Kosovën të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke u përfshirë në debatin lidhur me një deklaratë të kryediplomates kosovare se do të dërgonte materiale në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Beqa ka shkruar se Gërvalla duhet ta ngris imazhin e Kosovës, e jo ta paraqes atë si vend të paaftë.

“Turp i madh për Kosoven të përfaqësohet nga një nivel i tillë që nuk e kupton rolin e vet, nuk e ka të qartë a e perfaqëson Kosovën për ta ngritë imazhin e saj, apo është në garë me Serbinë se kush më shumë po e paraqet Kosovën si vend të pa aftë për të funksionuar si Shtet. TURPI NUK KA KUFI!”, ka shkruar Beqa.

Në drejtim të kryediplomates së Kosovës dje ka pasur shumë reagime. Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, “kokave të organizatës kriminale: Hashim Thacit dhe Kadri Veselit”.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla në Dukagjin./eo/

Read Previous

Zyrtare, Roma shkarkon Paulo Fonsecan

Read Next

Gjumi dhe ndikimi i tij në shëndet