Gropa e hapur nga punimet e Komunës së Gjakovës mbyllet pas aksidentit të djeshëm

Ditën e djeshme Televizioni Syri ka raportuar për një vet aksident në rrugën “Skëndërbeu”, ku një makinë kishte rënë në një hapësirë të lënë hapur nga punimet që po zhvillohen në atë anë. Duke qenë së në qytet është duke u intervenuar nga disa kompani, qytetarët nuk kanë pasur qartësi dhe kanë aluduar që gropa është lënë hapur nga punimet e Ngrohtores së Qytetit. Një gjë e tillë është hedhur poshtë nga Ngrohtorja e cila ka demantuar pohimet e qytetarëve përmes një emaili.

Meqenëse në lajmet e djeshme është njoftuar nga ana juaj se në rrugën “Skënderbeu” po zhvillohen punime të Ngrohtores se Qytetit, ju lutem të jeni të informuar që Ngrohtorja e Qytetit nuk ka zhvilluar dhe nuk po zhvillon punime në rrugën “Skënderbeu”.

Punimet e kryera deri më tash nga Ngrohtorja e Qytetit përfshijnë pjesën nga Ngrohtorja e vjetër deri te shkolla “Zekeria Rexha”. Andaj ju lutem qe lajmin e dhënë ta demantoni duke informuar kështu drejtë qytetarët e komunës se Gjakovës.

Aktualisht në rrugën “Skënderbeu” është duke intervenuar kompania e kontraktuar nga komuna e Gjakovës për zgjerimin e rrugës. Drejtori për Shërbime Publike në këtë komunë, Shkumbin Kastrati përmes telefonit bëri të ditur se dje menjëherë pas aksidentit është mbyllur gropa e hapur e cila për aryse të testimit të gypave nuk është mbyllur menjëherë teksa aksidentin e ndodhur cilësoi pakujdesi të qytetetarit. 

Read Previous

Kthehet në rigjykim rasti “Veteranët”, Apeli anulon aktgjykimin e Gjykatës Themelore

Read Next

Kthehet në rigjykim rasti “Veteranët”, Apeli anulon aktgjykimin e Gjykatës Themelore