Si shkojnë procedurat për të apeluar vendimin e Gjykatës Speciale?
Futbollisti me origjinë shqiptare dhe kapiteni i përfaqësueses zvicerane, Granit Xhaka, ka reaguar publikisht pas zhvillimeve të fundit gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram (Instastory), Xhaka ka shpërndarë një imazh mbështetës ku shihen fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së — Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Postimi shoqërohet me mesazhin e fuqishëm:
“Luftuan në tokën e tyre, për lirinë e atdheut. Liria ka emër.”
Në pjesën e poshtme të imazhit shfaqet edhe flamuri me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përcjellë një mesazh të qartë solidarizimi dhe mbështetjeje për krerët e UÇK-së.
Xhaka njihet për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj çështjes kombëtare dhe figurave historike të Kosovës. /KosovaPress/