Google është gati të bëjë blerjen më të madhe në histori

Google është gati të bëjë blerjen më të madhe ndonjëherë, ka njoftuar kompania së fundmi. Pronari i saj po e shqyrton mundësinë e blerjes së kompanisë për sigurinë kibernetike, Wiz, për rreth 23 miliardë dollarë.

Blerja e Wizit, do të nënkuptonte një investim masiv të kompanisë amerikane, derisa kjo do të ishte edhe blerja më e madhe ndonjëherë, ka raportuar CNN.

Diskutimet mes Google dhe Wiz nisën pasi startupi i mblodhi 1 miliard dollar nga investitorët e kapitalit sipërmarrës në fillim të këtij viti. Ende nuk janë finalizuar marrëveshjet për këtë blerje, ndonëse gjithçka është duke u diskutuar. Kjo marrëveshje do të kalonte rekordin e blerjes së Motorolës, që Google e kishte bërë një dekadë më parë për 12.5 miliardë dollarë.

Google e kishte hequr më pas Motorolën për shkak të humbjeve masive.

Google është duke punuar viteve të fundit në rritjen e sigurisë kibernetike./Koha.net

Read Previous

Policia del me apel për vozitësit: Kujdes në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore

Read Next

Kurti i shpreh mirënjohje ASK-së për procesin e suksesshëm të Regjistrimit të Popullsisë