Gjykata Themelore pushon ekzekutimin e dënimit me burg ndaj Trim Vokshit

Gjykata Supreme me datë 4 prill kishte vendosur që rastin e Trim Vokshit të dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 3 vjet e 6 muaj për tentim grabitje ta kthejë në rivendosje.

Që atëherë Gjykata Themelore nuk ka marrë ndonjë veprim apo nuk ka dalë me komunikatë se cfarë ka ndodhur me këtë rast. Pikërisht për këtë i jemi drejtuar gjykatës ditën e sotme. Kjo e fundit përmes një emaili ka njoftuar se, Do të pushohet ekzekutimi i dënimit me burgim ndaj të dënuarit T. V.“

Ky vendim është marrë ditën e djeshme nga Gjykata Themelore ndërsa prokuroria ka 3 ditë kohë për ankesë dhe më pas ky vendim bëhet i plotfuqishëm.

Read Previous

Kuka pranon çmimin si trajneri më i mirë për vajzat në Evropë gjatë vitit 2021

Read Next

Nimani: Pjesë e protestave të nesërme do të jenë shumica e mësimdhënësve